Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.
Sipas tij, gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike.
“Më vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”.
“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO!”.
“Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike!”.