Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.
Haradinaj ka uruar Kosovën për ditën e çlirimit.
“Duke kujtuar betejat e trimave të UÇK-së anekënd vendit, të përulur përjetësisht para të rënëve, jemi falënderues për aleatët tonë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë”, theksoi Haradinaj. /Gazeta Enigma/