Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte nismëtari i një momenti komik në Kuvend, pasi doli në foltore, por më pas u largua, pasi kryesuesja Saranda Bogujevci i tha se ‘një herë janë duke folur për rendin e ditës’, raporton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj, i cili ishte përgatitur të flas për dy tema, u ndërpre nga kryesuesja e seancës Bogujevci e cila tha se një herë do të diskutohet për rendin e ditës.
“Zotëri Haradinaj, për momentin jemi duke diskutuar për një mocion procedural për rendin e ditës”, tha Bodujevci.
Kjo bëri që Haradinaj të tërhiqet nga ajo që ishte duke thënë. “Për rendin e ditës, atëherë po e lë pak, kthehna për pak”, deklaroi Haradinaj, deklaratë kjo që shkaktoi të qeshura në Kuvend.
Kujtojmë se seanca e sotme nismi me pakënaqësi lidhur me rendin e ditës/ Gazeta Enigma.