Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka akuzuar qeverinë se nuk e ka bërë asnjë përgatitje paraprake për ta tejkaluar krizën e shkaktuar, raporton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj ka thënë se për ta mbuluar këtë, Kurti ka nisur t’i ndjekë të tjerët për t’i futur në burg, derisa siç ka thënë, i pari që do të duhej të hynte në burg është vetë ai.
“Është dashur ta ketë edhe Kosova një plan. Ju jeni befasuar se u janë rritur çmimet në vendin tuaj. Jeni zgjuar një mëngjes dhe e keni gjet litrin e vajit 3,49 e pastaj për ta mbuluar atë marre je duke i ndjek do, je duke dashur me i shti në burg do. Më fal por për me hi në burg ishte dashur të hyjë kryeministri se ata që po i ndjek sot, se asnjë përgatitje paraprake nuk e ke bërë se si ta tejkalosh këtë krizë dhe është e palogjikshme qasja juaj e tillë”, ka thënë Haradinaj. / Gazeta Enigma.