Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e kuvendit e ka quajtur kryeministrin Kurti si djalë të mirë në gjuhën angleze.
Haradinaj ka thënë se Kurti fillimisht e ka bërë të fortin, por tani po zmbrapset nga veprimet.
“Në VV po e shoh se janë të ekzaltuar se ndërkombëtarët po e lavdojnë kryeministrin qeverinë se kryeministri i tyre është bë “good guy”, vërtetë është bërë “good guy” Albin Kurti “he is a good guy now”, por është një problem tash mas këtij “good guy” dhe ju duhet me analizu pak, sikur të ish nis gjatë gjithë kohës si “djal i mirë” s’ka dert por është nisë si i forti edhe u mundu me ia ndërtu do pozicione vendit të vet qe ku ka përfundu “good guy” shko para kthehu mbrapa kur dojnë cka ti thojnë dhe a e din kush Lajcaku, Vuçiqi e thirr Lajcakun e Lajcaku e gjen kon me thirr e këtij i thonë “step back”, a kemi me zgjidh situatën në veri i dashtun “good guy””, tha Haradinaj.
Ai u shpreh se Kurti duhet t’i rrisë rrogat e policëve që do t’i dërgojë në veri.
“Dijeni se ky është qorrsokak, mundemi me dalë prej kësaj situate kryeministri jonë pa u bo meniher “problematic guy” vec t’i kryjnë do punë të shpisë, e duhet me i rritë rrogat policëve që ka me i cu në veri, ky s’osht ka e merr vesh që njerzt osht kah i con në veri e vet rrin në jug. Pse po ja them këto fjalë sot, sepse vjen 1 shtatori shpejt e është marre Kosova sa herë të niset me u kthy mbrapa, vetëm në kohën e VV-së jemi kthy mbrapa”, tha Haradinaj.