Petkoviq: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet kanë ndodhur mbi 200 sulme ndaj serbëve

Petkoviq: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet kanë ndodhur mbi 200 sulme ndaj serbëve

Java pas nesh u shënua me ngjarje të shumta nga Kosova. Me rastin e këtyre ngjarjeve, Petar Petkoviq , drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, ka folur për televizionin Kurir.

“Unë dua ta nis bisedën me kujtimin e serbëve të vdekur në operacionin kriminal Stuhia, që ndodhi 27 vjet më parë në Kroaci, kur më shumë se 250.000 serbë u dëbuan, dhe 1.700 u vranë ose janë zhdukur”, filloi bisedën Petkoviç dhe vazhdoi:

“Ata që i kanë përjetuar të gjitha këto, janë serbët e Kosovës. Kohët janë të tilla që ideologjia ndaj gjithçkaje serbe është ende e gjallë dhe e pranishme. Kjo është veçanërisht rasti në Prishtinë dhe me Albin Kurtin, i cili që nga ardhja në pushtet dhe me politikën e tij agresive dhe retorikën antiserbe, ka arritur ta bëjë këtë, kemi mbi 212 incidente dhe sulme ndaj serbëve, në pronat e Kishës Ortodokse Serbe, sulmohen fëmijët. E patë që ROSU me autoblinda ishte gati të pushtonte veriun e Kosovës dhe të merrej me popullin, vetëm pse populli ynë ishte gati të mbrohej. Falë ofensivës së fortë diplomatike të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe shtetit të Serbisë, gjegjësisht Beogradit, arritëm të parandalojmë sulme të reja, për të mos thënë diçka më të keqe”, ka përfunduar Petar Petkoviq.

Related Articles