Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur shembullin më eklatant të qeverisë penalizimin e rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se AAK është e shqetësuar me këtë gjendje dhe kërkon zgjidhje urgjente.
Ai ka njoftuar se në frymë të kësaj, sot kanë diskutuar për dështimet e qeverisë dhe zgjidhet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të AAK-së.
Postimi i tij i plotë:
Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot.
Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizimi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat.
Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente.
Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e partisë.