Gjilan, gjendet e vdekur në zyrë një punëtore e KEDS-it

Gjilan, gjendet e vdekur në zyrë një punëtore e KEDS-it

Një puntore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës në Gjilan.



Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:32 të mëngjesit.

Hashani ka njoftuar se mjeku kujdestar ka konstatuar për vdekje të natyrshme, shkruan Gazeta Enigma.

Viktima është e moshës 63-vjeçare.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellur një person I gjinis femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njejta është punëtore e KEDSIT dhe ka qene në vendin  e punës, është gjeturë në zyre pa shenja jete . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatua për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruat që trupi i pa jetë të dergohet në IML”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani./GAZETA ENIGMA/

Related Articles