Haradinaj në Deçan: Investime madhore për zhvillimin e sporteve dimërore

Haradinaj në Deçan: Investime madhore për zhvillimin e sporteve dimërore

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj prezantoi sot projektin transformues për Deçanin, duke e cilësuar atë si xhevahirin e pashfrytëzuar të turizmit malor në Kosovë.

Në një tubim të mbajtur në këtë qytet, RHaradinaj paraqiti planin për ta shndërruar Deçanin në destinacionin kryesor të turizmit dimëror në Ballkan.

“Deçani është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë ideale për sportet dimërore. Do të investojmë maksimalisht për ta shndërruar këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit,” u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se zhvillimi i turizmit, së bashku me bujqësinë, do të shërbejnë si shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës.

Plani parasheh edhe mbështetje të gjerë për rininë, duke përfshirë bursa për studentë dhe grante të pakthyeshme për nisma të reja biznesore, si pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Related Articles