Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë.
Ai, në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar të gjithë shtetasit gjermanë.
“Muri i Berlinit ndaloi lirinë e lëvizjes në Gjermani për gjysmë shekulli, por rënia e tij në 1989 dhe bashkimi zyrtar në 1990 shënoi një moment të rëndësishëm”.
“Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.