Haradinaj në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Ngjarja më frymëzuese në gjithë historinë e kombit shqiptar

Haradinaj në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Ngjarja më frymëzuese në gjithë historinë e kombit shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek Lidhja e Prizrenit në 143-vjetorin e saj, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj ka thënë se në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme.

“Sot, kujtojmë ngjarjen më frymëzuese dhe më kulmore në të gjithë historinë e kombit shqiptar. Lidhja e Prizrenit lartësoi identitetin kombëtar duke legjitimuar përpjekjet dhe aspiratat e kahershme, ngjarje kjo pararendëse e shpalljes së Shqipërisë shtet, ëndërr e shumë brezave. Shqiptarët njihen për trimëri e mençuri, vullnet e gatishmëri për t’u sakrifikuar për lirinë e Atdheut dhe interesat e kombit. Në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, duke kujtuar e nderuar udhëheqësit vizionarë, nderojmë e respektojmë të gjitha përpjekjet e mëpastajme përgjatë tërë historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka kujtuar edhe të rënët në Luftën Çlirimtare të prirë nga komandanti i ZO të Pashtrikut, Ekrem Rexha-Drini, në vigjilje të Ditës së Çlirmit të Prizrenit.

Related Articles