Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare disa ditore.
Haradinaj sot ka takuar senatorin Mike Rounds, me të cilin tha se ka biseduar në kuadër të dy fushave me rëndësi për Kosovën.
I pari i AAK-së theksoi se në këtë takim me Rounds ka kërkuar mbështetje për në procesin e Partneritetit për Paqe si dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Deputeti i AAK-së tha se në këtë takim ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe afatgjatë.