Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar se 24 vjet më parë, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës, raporton Gazeta Enigma.
Më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë forcat ushtarake e policore të Serbisë, vranë mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm, njofton Klan Kosova.
“Atë ditë, armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë – as Dafinën 6 muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi”.
Sipas tij, masakra e Izbicës e shumë të tjera që kanë ndodhur në tokën tonë, janë një dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë, një rrugë plot vuajtje e sakrifica.
“Sot, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë që e gëzojmë sot”. / Gazeta Enigma.