Publikohet videoja kur sulmuesja hyri në shkollë në SHBA dhe qëlloi për vdekje gjashtë persona

Publikohet videoja kur sulmuesja hyri në shkollë në SHBA dhe qëlloi për vdekje gjashtë persona

Policia e Nashville ka publikuar videon e momentit kur një person hyri në një shkollë dhe qëlloi gjashtë persona, duke përfshirë tre 9-vjeçar.

Audrey Elizabeth Hale, e cila ishte sulmuesja, u qëllua pastaj për vdekje nga policia.

Hale e cila kishte harta të detajuara të shkollës, hyri në ndërtesë duke qëlluar fillimisht dyert e shkollës, shkruan Sky News.

Në video tregohen xhamat e dyerve duke rënë në tokë.

Hale shfaqet teksa endet në ambientet e shkollës duke mbajtur pushkën.

Shefi i policisë John Drake tha: “Kemi disa shkrime që po i shqyrtojmë e që kanë të bëjnë me incidentin aktual”.

Gjashtë viktimat janë emëruar si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë nëntë vjeç, 61-vjeçarët Cynthia Peak dhe Mike Hill, dhe 60-vjeçarja Katherine Koonce e cila ishte drejtuese e shkollës.

Tre fëmijët, të cilët ishin të gjithë studentë, u shpallën të vdekur pasi mbërritën në spital.

Sulmuesja vdiq pasi u vra nga oficerët, tha policia në një postim në Twitter.

Related Articles