Haradinaj nga Prekazi: Këtu buron liria

Haradinaj nga Prekazi: Këtu buron liria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Pas homazheve, Haradinaj ka thënë se nderimi për Jasharajt është i përhershëm.

“Në Prekaz, aty ku buron liria. Nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në Prekaz, aty ku buron liria. Nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re.

Kosovë, urime 15-vjetori i Pavarësisë

Related Articles