Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme në Kuvend ka thënë se qeveria ka hapësirë për ta shfuqizuar vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës.
Haradinaj gjatë seancës në Kuvend tha se qeveria Kurti është mashtrim.
“Jo vec për faktin që i ka marrë 50%, por e vërtetë që ne i kemi do të drejta edhe kur i kemi më pak përqind. Qeveria Kurti është mashtrim, nuk pres prej juve me pranu nga deputetët e VV-së.Në vazhdimësi e dëgjojmë duke iu thënë përkrahëse po më shpërthejnë minat e qeverive të kaluara a e dini se cka do të thotë kjo, sikur një komandant që iu thotë ushtarëve të vet po biem në mina që i kanë lënë të tjerët dhe po vdesim të gjithë”, tha ai.
Sipas tij, është afruar stina e pranverës dhe duhet të bie shpenzimi i energjisë.
“Në ditën kur kanë filluar tarifat e reja, edhe pse vendimi është marrë, është detyrë e deputetëve që të diskutojnë. Ekzistojnë praktikat kur vendimet e institucioneve si rasti i ZRRE-së të shfuqizohen vendimet”.
“Unë mendoj se sot ja vlen me ia bë një kërkesë qeverisë që ta shfuqizon vendimin e ZRRE-së për një kohë të caktume sepse jemi duke hyrë në pranverë dhe në dimrin që vjen ta diskutojmë se si do të veprojmë. Besoj se ka hapësirë për një vendim të tillë”, tha Haradinaj. /Gazeta Enigma/.