Deputeti Ramush Haradinaj, ka reaguar pas një fjalimi që Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur në Tetovë.
Haradinaj ka thënë se Kurti ka bllokuar të gjitha projektet që lidhin Kosovën me vendet fqinje.
“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.