Haradinaj për Kurtin: Duhet me ja kthy vezët e gazin që na gjujke

Haradinaj për Kurtin: Duhet me ja kthy vezët e gazin që na gjujke

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten ka thënë se nuk do të lejojnë që “Kurti dhe bashkëpartiakët e tij të bëjnë hajgare me vendin”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka përjashtuar edhe aksione simbolike ndaj Kurtit.

“Ne është mirë me filluar me ja nxi jetën këtij njeriu. Me ja bë të pamundshme mbajtjen peng të Kosovës në mënyrën se si po e mban që ai me shku në Qeveri në mënyrë ilegale, se ai e ka dhënë betimin në Parlament. Me ardhë në Parlament me bë hajgare. Na duhet me fillu me ja kthy dyqysh këtij njëri. Atë nuk është mirë me lënë me dal as në rrugë. Duhet me ja kthy vetë që na gjujke, duhet me ja kthy gazin që na gjujke, duhet me ja kthy të gjitha e mi thënë zotni nuk mundesh me bajtë peng vendin se nuk është ky vend jeti”, tha ai.

“Ose kryjë detyrat në bazë të Kushtetutës, mos humb kohë duke na thirrë çdo të dytën ditë në Kuvend. Ose ikë lësho rrugë ose ta bëjmë qaren”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles