Haradinaj përkujton senatorin Bob Dole: I pari që njohu luftën e UÇK-së

Haradinaj përkujton senatorin Bob Dole: I pari që njohu luftën e UÇK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar senatorit amerikan, Bob Dole, duke thënë se pa përkrahjen e tij shqiptarët, në veçanti Kosova nuk do të ishte tani ku është. 

“Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj.

“Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të Senatorit amerikan, Bob Dole. Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së”.

“Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai. Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan”, ka shkruar Haradinaj.

Related Articles