Prishtinë, gjuhet me armë zjarri një veturë në lëvizje brenda të cilës ishin tre persona

Prishtinë, gjuhet me armë zjarri një veturë në lëvizje brenda të cilës ishin tre persona

Një veturë në lëvizje brenda të cilës ishin tre persona është gjuajtur me armë zjarri nga një veturë tjetër poashtu në lëvizje.

Rastin në polici e ka lajmëruar ankuesi i veturës e cila është gjuajtur për siç thotë policia, motive të panjohura.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me veturë në lëvizje së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe me veturë është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast. Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale, lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimi

Related Articles