Haradinaj: Populli nuk e do as izolimin e as mashtrimin, bashkë për një Kosovë Fituese

Haradinaj: Populli nuk e do as izolimin e as mashtrimin, bashkë për një Kosovë Fituese

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk pranon as izolimin, as mashtrimin.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shton se njeriu i Kosovës po e çon zëri kundër establishmentit autoritar e antikombëtar, shkruan Gazeta Enigma.

“Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin Njeriu i Kosovës po e çon zanin kundër këtij establishmenti autoritar e antikombëtar. Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra njerëzve, kudo që kemi shkuar këto ditë, është dëshmi se ky popull nuk e duron as izolimin as mashtrimin! Të bashkuar për një Kosovë Fituese 137!”, ka shkruar i pari i AAK-së./GazetaEnigma/

Related Articles