Haradinaj-presientes Osmani: Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj

Haradinaj-presientes Osmani: Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar një varg akuzash kundrejt pushtetit aktual, raporton Gazeta Enigma.


Haradinaj i cili gjatë kohës sa ishte kryeministër, në janar të 2018, e kishte të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e krahasoi Kurtin me strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës, të cilat sipas tij nuk janë më të dëmshme sesa ‘poltika anti-amerikane’ e Kurtit.

“As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve. Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare”, tha Haradinaj.

Tutje ai e quajti edhe Presidentin Vjosa Osmani si ‘presidente koti’ e cila sipas tij “në çdo ndyrësirë të Kurtit, gjendet në mes të saj”.

“Kosova ka një presidente koti që pas katër vitesh qeverisje merr guximin të dalë në televizion dhe për 40 minuta të flasë sa e rëndësishme është SHBA-ja për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë. Një përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin. Gabim, zonja Presidente. Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj”, theksoi ai. /Gazeta Enigma.



Related Articles