Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kryeministri Kurti ka refuzuar të marr pjesë në takimin Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Sipas Haradinajt ky refuzim i Kurtit është i drejtë, duke theksuar se ky takim ishte caktuar nga Borell dhe Vuçiq pa konsultim me palën kosovare.
“Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.
Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj.