Haradinaj: SHBA dhe Kosova janë përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Haradinaj: SHBA dhe Kosova janë përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së, ku kjo e fundit ka vendosur sanksione ndaj krerëve të krimit të organizuar në Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Haradinaj tha se SHBA dhe Kosova janë të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe kjo sipas tij është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.

Ndryshe, SHBA vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.

Related Articles