Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u deklarua lidhur me rezultatin që partia e tij ka korrur në zgjedhjet e sotme, shkruan Gazeta Enigma.
Ai tha se partia e tij ka shënuar fitore bindëse në komunat ku ka qeverisur deri më tani: Suharekë, Rahovec, Deçan, Gjakovë dhe Klinë.
“Po ashtu ekziston mundësia që gara në Junik të vazhdojë në rundin e dytë. Ne kemi garuar në 25 komuna për kryetarë komune dhe në 28 për asamble. Kemi informata për rritje për votën e Aleancës edhe për asamble, por për këto të dhëna nuk do të nxitohemi, do të presim rezultatin final”, tha Haradinaj në një konferencë për media.