Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.
Haradinaj ka publikuar edhe fotografi nga këto vizita, derisa ka thënë se forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve është e jashtëzakonshme.
“Në Randobravë, Krushë të Madhe, Malësi të Vogël, Gjakovë, Lipovec, Devë, Baballoq e Junik, vizitova familjet që humbën të dashurit në aksidentin tragjik të 25 korrikut në Kroaci.
E jashtëzakonshme është forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve. Lutemi që kurrë të mos na godasin tragjedi të tilla”, ka shkruar Haradinaj.