Haradinaj shkruan sërish për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA dhe BE

Haradinaj shkruan sërish për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA dhe BE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë tjetër deklaratën e tij të bërë ditë më parë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është  “e keqja”.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Kurti e la Kosovën pa NATO, pa SHBA-në dhe pa BE-në.

“Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.Na vendosi nën sanksione. Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik”, shkroi Haradianj. “Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe”, shtoi tutje ai. /Gazeta Enigma

Related Articles