Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti qysh sonte duhet shkarkuar nga pozita e kryeministrit.
”Sonte në mesnatë me thirr një seancë parlamentare me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën prej pasojave tjera”.
Siç tha ai, meqë ajo çfarë po i ndodhë Kosovës, është shqetësuese për sigurinë e vendit, përcjell klankosova.tv.
”..shkarkimi i tij mund të shpëtonte edhe [Albin] Kurtin prej ndonjë pasoje personale sepse nuk është më ai që ka faj”.
Haradinaj potencoi në Dukagjini, se vazhdimi i kësaj gjendjeje, për bindjen që ka është me dëme, me pasoja dhe me humbje për Kosovën.