Haradinaj: Të gatshëm për Qeveri të opozitës, s’kemi kushte

Haradinaj: Të gatshëm për Qeveri të opozitës, s’kemi kushte

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar sot se po pret që partia që ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare, të reflektojë, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka shtuar se AAK-ja është e gatshme për qeveri të opozitës, por pa ndonjë propozim konkret.  

“Po pres që do të reflektojnë. Kryeministri ka thënë se i kanë votat për Qeveri, jo për Kuvend, unë nuk e kuptoj se çfarë pozicioni po mban. Ne jemi të gatshëm ta japim votën për tre emra konkretë. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar, të bëjmë zgjidhje, kemi thënë që jemi të gatshëm për qeverinë e opozitës, nuk e kemi ndonjë emër apo preferencë, kemi thënë se nuk kemi kushte”, ka thënë ai.

Related Articles