Sot është dita ndërkombëtare e personave të zhdukur, raporton Gazeta Enigma.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se motrat, vëllezërit e fëmijët e pagjetur mbesin plagë e hapur, dhëmbje që vazhdon.
“Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre. Jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, janë edhe 1632 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.