Haradinaj: VV po e çon vendin drejt grushtit të shtetit

Haradinaj: VV po e çon vendin drejt grushtit të shtetit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e keqinterpreton ligjin dhe Kushtetutën për të justifikuar bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se veprimet e VV-së, në mungesë të shumicës, po rrezikojnë demokracinë dhe po çojnë vendin drejt një grushti shteti, pasi individë me mandat të skaduar po marrin vendime të paligjshme.

Haradinaj kërkoi t’i jepet fund mashtrimeve dhe bllokadave politike.

Postimi:

Mënyra e zgjedhur e veprimit politik në emër të keqinterpretimit ligjor dhe kushtetues për konstituimin e Kuvendit nga partia fituese LVV është një kërcënim serioz për demokracinë e vendit tonë.

Me këtë qasje dhe veprime nga LVV si parti fituese, e në mungesë të numrave për krijimin e institucioneve, nga bllokadë institucionale në konstituimin e Kuvendit të Republikës sonë, siç duket po rrëshqasim edhe drejt një grushti shteti, përderisa individë të caktuar (të zgjedhur tashmë si deputetë të rinj), me pushtet të skaduar ligjërisht dhe sipas Kushtetutës, po vazhdojnë me qeverisjen e vendit dhe po nxjerrin vendime të paligjshme.

Ngarkimi dhe ushtrimi i pushtetit pa mandat ligjor e kushtetues nuk mund të quhet ndryshe veçse një grusht shteti. Arsyetimet rreth vakumit institucional, përderisa shteti ka Zëvendëskryeministër, ministra dhe zëvendësministra për secilën ministri, janë të pabaza dhe nuk qëndrojnë aspak. Mjaft më me mashtrime, bllokime e izolim të vendit.

Related Articles