Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur për shumë tema me interes të vendit.
Haradinaj u shpreh se ish-partitë opozitare dolën tejet të suksesshme në zgjedhjet lokale.
Ai theksoi se edhe krahasuar me numrin e deputetëve, PDK, LDK, AAK dhe Nisma i kanë katër deputetë më shumë se Vetëvendosja.
Megjithatë, kreu i AAK-së shtoi se edhe përkundër suksesit nuk dolën të festojnë me daullet.
“Ne i kemi ruajtur pesë komunat, i kemi fituar bindshëm, i kemi fituar edhe me rritje vote edhe po, është një rezultat serioz”, deklaroi Haradinaj.
