Harandinaj: Faturat e fryera të energjisë të hetohen nga Prokuroria

Harandinaj: Faturat e fryera të energjisë të hetohen nga Prokuroria

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që ta hetojë, sipas tij, fryrjen e faturave të energjisë elektrike.



Haradinaj, i është drejtuar edhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke i thënë se kriza energjetike në vend nuk zgjidhen me siç e quajti ai, punësim enorm të militantëve partiakë e as atyre që janë për dasma e kanagjegje.

“A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai, tutje tha se sot qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, e për këtë po i ka bërë ftesë organeve të hetuesisë që krahas hetimeve për punësime, sipas tij, abuzive në KEK, të fillojë hetimet për fatuar e fundit të energjisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles