Harris dhe Trump akuzojnë njëri-tjetrin për krijimin e ndasive

Harris dhe Trump akuzojnë njëri-tjetrin për krijimin e ndasive

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris kanë akuzuar njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit.

Ish-presidenti republikan veshi një jelek ngjyrë portokalli dhe u ngjit në sediljen e pasagjerit të një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në Green Bay, Wisconsin, për të tërhequr vëmendjen ndaj një komenti nga presidenti Joe Biden, që ai tha se zbuloi përbuzjen që udhëheqësit demokratë ndjejnë ndaj mbështetësve të Trump.

Duke marrë pyetje nga gazetarët ndërsa qëndronte i ulur në kamion, Trump tha se presidenti Biden “duhet të ketë turp për veten” dhe se fajtore ishte edhe Nënpresidentja Harris.

Mbështetësit e Trumpit “nuk janë mbeturina”, tha ish-presidenti.

Kurse nënpresidentja Harris u bëri thirrje votuesve në Karolinën e Veriut që të zgjedhin një fillim të ri duke “e mbyllur kapitullin” për kandidatin republikan, për të cilin tha se ishte i fokusuar tek ankesat e tij, në vend të nevojave të amerikanëve, raporton VOA.

Gara është bërë edhe më e afërt në javën e saj të fundit dhe një anketim i agjencisë së lajmeve Reuters dhe firmës Ipsos të martën tregoi se Harris kryeson ndaj Trump me vetëm 44% përkundër 43% ndër votuesit e regjistruar në nivel kombëtar.

Related Articles