Zëvendëspresidentja Kamala Harris edhe zyrtarisht e ka pranuar humbjen në zgjedhjet 2024, duke e telefonuar të mërkurën presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për ta uruar.
Një zyrtar i lartë tha se Harris e telefonoi Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar atë në fitimin e zgjedhjeve presidenciale 2024.
“Ajo diskutoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit president i të gjithë amerikanëve”, tha zyrtari.
Një person i afërt i ka thënë CNN-it se bisedua e tyre zgjati vetëm pak minuta.