Harry Kane afër Manchester Cityt, e cilëson Debruyne si bashkëlojtar ëndrrash

Harry Kane afër Manchester Cityt, e cilëson Debruyne si bashkëlojtar ëndrrash

Harry Kane ka hedhur sugjerimin më të madh se ai është gati të bashkohet me Manchester Cityn pasi e quajti Kevin De Bruyne një sulmues ëndrrash.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur është gati për një transferim veror pasi i tha klubit se ai do të donte të largohej, me City që ishte destinacioni i tij i preferuar .

Kane bisedoi me Gary Nevillen për SkyBet ‘The OverLap’ në fillim të kësaj jave dhe ishte plot lëvdata për De Bruyne i cili është një pjesë kryesore e ekipit të Pep Guardiolas.

Ai filloi: “Kur shikoj De Bruyne duke luajtur ai është një lojtar i veçantë, i veçantë dhe disa prej topave që e shoh duke i lëshaur te City, janë vetëm ëndrra e një sulmuesi të jem i sinqertë”.

“Por, po ai është i jashtëzakonshëm – e keni parë nga viti në vit – ai është një lojtar i jashtëzakonshëm me top, pa top, duke bërë presion. Pasimi i tij është aq i mirë sa nuk kam parë ndonjëherë të jem i sinqertë”.

De Bruyne ka regjistruar 14 asistime në Ligën Premier këtë sezon për të ndihmuar City që të arrijë titullin e tretë në pesë vjet.

Ata gjithashtu kanë fituar Kupën Carabao këtë edicion dhe po përgatiten për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat më 29 maj.

Related Articles