“Harry Potter” po bëhet baba për herë të parë

“Harry Potter” po bëhet baba për herë të parë

Aktori Daniel Radcliffe ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren Erin Darke.

Ylli 33-vjeçar i “Harry Potter” dhe Darke, 38 vjeç, do të bëhen prindër këtë vit, shkruan Mirror.

Aktorët kanë qenë së bashku për një dekadë pasi thuhet se janë takuar në xhirimet e filmit “Kill Your Darlings” në vitin 2013.

Radcliffe fitoi famë në moshën 12-vjeçare kur luajti si magjistari me syze në filmin “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” në vitin 2001.

Kohët e fundit, ai luajti rolin kryesor në “Weird: The Al Yankovic Story”, i cili u publikua vitin e kaluar.

Darke e lindur në Michigan njihet më së shumti për rolin e saj në serialin e vitit 2015 “Good Girl Revolt”, dhe së fundmi u shfaq në serialin “The Marvelous Mrs Maisel”.

Related Articles