Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani është deklaruar para seancës së 49’të për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nuk ka arsye të mbajë përgjegjësi për moskonsituim, kur kryetarët e kanë atë.
Hasani foli edhe për rrëzimin e mocionit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Shteti i Kosovës ka nevojë sot për qeverisje dhe sidomos ka interes për Gjykatën Speciale pas rrëzimit të mocionit atje, që ne t’i dalim në mbrojtje dhe mbështetje, me avokatët, ta fitojmë betejën e UÇK-së, atje është autoriteti i Hashim Thaçit dhe luftës çlirimtare të Kosovës, nuk është si individ, prandaj Kuvendi, Qeveria, Presidenca dhe qytetarët duhet të angazhohen në këtë drejtim që ta mbrojmë të drejtën tonë, luftën tonë dhe lirinë”, tha Hasani
Ai theksoi se disa parti politike kanë ndryshuar qëndrimet e tyre ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.