Deputeti estonez dhe ish-gjenerali i ushtrisë, Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).
Terras, që përfaqëson Partinë Popullore Evropiane (PPE), grupin më të madh në PE, do të ketë një rol të rëndësishëm në vlerësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit në BE, transmeton Gazeta Enigma.
Kjo emërim vjen në një periudhë kur disa figura nga Estonia po marrin pozita kyçe në institucionet evropiane. Kaja Kallas, ish-kryeministrja e Estonisë, pritet të bëhet shefe e diplomacisë evropiane deri në fund të vitit, ndërsa diplomati Aivo Orav ka marrë detyrën si përfaqësues special i BE-së në Kosovë që nga 1 shtatori.
Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka emëruar eurodeputetin kroat Tonino Picula si raportues për Serbinë, duke zëvendësuar Viola von Crammon, e cila mbante këtë detyrë për Kosovën në legjislaturën e kaluar. Përmes raporteve të përgatitura nga PE, vlerësohet progresi i vendeve aspirante për anëtarësim në BE dhe përmbushja e kritereve të nevojshme.