Gjilani ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një pjesë e parë e balancuar, me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi, por pa arritur të shënonin gol.
Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin e pastër 0-0.
Në pjesën e dytë Gjilani shtoi sulmet dhe kjo solli edhe rezultat.
Ishte minuta e 70-të e ndeshjes, kur Albin Prapashtica realizoi një gol të bukur për 1-0.
Por në minutën e 95-të, mysafirët fituan penallti pasi në zonë me dorë luajti Marko Roganovic.
Megjithatë Kenan Haxhihamza ka pritur penalltinë e Lavdim Zumberit për t’i dhënë tre pikë të mëdha Gjilanit.
Me këtë fitore Gjilani përforcon pozitën e katërt me 34 pikë, derisa Feronikeli ’74 mbetet e fundit me 14 pikë.
Në xhiron e ardhshme Gjilani do të luaj derbin me Malishevën në udhëtim, derisa Feronikeli ’74 do të përballet me Suharekën gjithashtu në udhëtim.