Haxhiu dhe Begaj ndajnë zotimin për mbështetje mes dy shteteve shqiptare

Haxhiu dhe Begaj ndajnë zotimin për mbështetje mes dy shteteve shqiptare

Pas kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë është pritur në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ky takim u zhvillua për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për të cilin Haxhiu dha detaje.

Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja njoftoi se Begajt i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjet e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës.

“Presidenti Begaj shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset vendore dhe ato integruese evropiane. E falënderova për vizitën dhe urimet, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës sikurse edhe në periudhat e mëvonshme të shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar”.

“Gjatë takimit folëm për sfidat e përbashkëta dhe ndamë zotimin për mbështetje të ndërsjellë mes dy shteteve tona shqiptare”, u shpreh më tej kryeparlamentarja.

Related Articles