Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të mos shkojmë në zgjedhje

Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të mos shkojmë në zgjedhje

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar nevojën për vazhdim të agjendës legjislative dhe reforma të rëndësishme.

Ajo ka bërë thirrje që takimet për çështjen e presidentit të vazhdojnë.

Haxhiu ka thënë se e ka ofruar pozitën e kryeparlamentares që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Kryeministri Kurti i ka thënë edhe LDK-së edhe PDK-së. Kjo nuk është pozita ime. Domethënë nuk është pozita ime, nuk e kam me tapi. Njerëzit vijnë e shkojnë dhe mendoj që këtu duhet të dëshmojmë që e kemi për vendin dhe jo për interesat personale. Një moment mund të jesh ministër, një moment mund të kesh një pozicion tjetër. E rëndësishme është që të veprojmë në përputhje me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot paralajmëroi për koston e mundshme nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, duke thënë se ato do t’i kushtonin buxhetit të shtetit së paku 10 milionë euro, ndërsa humbjet e përgjithshme do të arrinin në dhjetëra milionë euro.

Ai sulmoi kritikoi sërish liderët opozitarë teksa ka përmendur rezultatin zgjedhor, duke thënë se po del që kanë problem me popullin, e jo me VV-në.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, së paku 10 milionë euro ato kushtojnë për organizimin e tyre nga KQZ. Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, për shkak se nuk do të funksionojë Kuvendi i Republikës, do t’i humbim dhjetëra milionë euro si shtet dhe nuk do të kemi zgjidhje nëse shkojmë në zgjedhje të reja sepse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish në të tjera. Meqenëse unë nuk e di se si mund t’i kemi 80 deputetë. Prandaj është e domosdoshme që të merremi vesh. Unë kam qenë shumë bujar me partitë opozitare, ne vetëm 30 orë para skadimit të afatit në mes të 5 dhe 6 marsit e kemi propozuar Konjufcën. Kemi pritur gjatë të merremi vesh me opozitën. Kur dikush thotë që nuk bën Vetëvendosja, është duke thënë që nuk bën Glauku dhe ju të gjithë e dini që opozita ka mendim më të mirë për Glaukun sesa për mua. Pse nuk e votojnë Glaukun, ose nëse nuk e votojnë Glaukun pse nuk propozuan ndonjë emër. Unë e di që nuk i kanë numrat as për të aplikuar, se për të aplikuar një kandidat për president duhen 30 nënshkrime. Po, nëse do të bëheshin këto bashkë do ta kishin një kandidat, le t’i përdorin kriteret që i përdorin për neve, një kandidat jashtë skenës politike aktuale dhe le të ecim përpara”, tha Kurti.

Related Articles