Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar përmes një postimi duke theksuar se LVV-ja po synon vazhdimin e kapjes së KPM-së nëpërmjet dy ish-anëtarëve që e dëmtuan më herët institucionin, raporton Gazeta Enigma.
“Pas monitorimit të procesit për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), vlerësojmë se procesi është haptazi i komprometuar dhe nuk përmbush standardet minimale për të siguruar që përbërja e re e KPM-së do të garantojë rregullim dhe pluralizëm të mediave në Kosovë”, thuhet në reagim.
Nga AGK kanë theksuar se Komisioni Ad Hoc ka rekomanduar emra për votim në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët janë dëshmuar me vendime të gjykatave të rregullta se kanë cenuar ose shkelur Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media, apo persona që janë të njohur si propagandues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një qasje e tillë, sipas AGK-së, cenon integritetin e procesit dhe besueshmërinë e publikut në pavarësinë dhe paanshmërinë e KPM-së, nëse këta persona potencialisht emërohen në KPM.
Njoftimi i plotë:
