Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka qenë e ftuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Ajo ka folur për themelimin e Gjykatës Administrative, çështje për të cilën kanë thënë se duhet të procedojnë tutje.
“Gjykata Administrative nuk ka lindur as nga presioni dhe as nga kërkesat e ndërkombëtarëve”.
“Por vjen si nevojë e qytetarëve të Kosovës, pasi qytetarët kanë nevojë për një Gjykatë Administrative”.
“Konsideroj që po bëjmë shumë që po e adresojmë këtë”, ka thënë Haxhiu