Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka falënderuar deputetët pasi në Kuvendin e Kosovës u miratua në parim projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Duke shkruar se ky projektligj i hap rrugë reformimit të sistemit prokurorial, Haxhiu tregoi ndryshimin thelbësor.
“Ky projektligj i hap rrugën reformimit të sistemit prokurorial të Kosovës dhe i njëjti është hartuar edhe në konsultim me Komisionin e Venecias, me ç’rast ndryshimi më thelbësor është përbërja e këtij Këshilli, ku nga 13 anëtarë që kishte, e vlerësuar si koorporatizëm edhe nga Komisioni i Venecias, është reduktuar në 7 anëtarë, me përfshirje të 3 anëtarëve jo prokurorë ku 2 do të zgjedhen nga Kuvendi i Kosovës dhe 1 do të delegohet nga Avokati i Popullit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në votim morën pjesë 79 deputetë, prej të cilëve 63 deputetë votuan për, ndërsa 16 ishin kundër.