Haxhiu kërkon llogari nga Këshilli Gjyqësor: Si ka mundësi që i dyshuari për vrasje nga viti 2013 të jetë i lirë

Haxhiu kërkon llogari nga Këshilli Gjyqësor: Si ka mundësi që i dyshuari për vrasje nga viti 2013 të jetë i lirë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se është shumë e shqetësuar për sistemin gjyqësorë në Kosovë.

Haxhiu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se për rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaji do të kërkojë përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësorë i Kosovës.

“Pos këtij rasti që përfundoi me vrasje shohim një tjetër skandal në sistemin gjyqësorë pasi shohim se i dyshuari kryesor kishte aktakuzë të ngritur që nga viti 2013. Pra shtrohet pyetja se si ka mundësi që një person i tillë të jetë i lirë apo pse deri më tani nuk ka pasur një shqyrtim gjyqësor. Për këtë rast duhet të na flasë Këshilli Gjyqësor dhe shpresoj se nuk do të konsiderojnë këtë deklaratë timen si ndërhyrje në drejtësi”, tha haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë thotë se shteti do të merr masa në mbrojtjen e grave dhe vajzave në Kosovë.

“Do të angazhojmë avokatë falas për viktimat e dhunës në familje”.

Haxhiu thotë se nuk ka rëndësi sa janë ligjet e mira nëse ato nuk zbatohen në praktikë.

“Duhet të përfshihet në kodet e etikës që personat që kanë ushtruar dhunë në familje në të kaluarën të mos kenë vend në institucione publike”.

Ministrja e Drejtësisë thotë se duhet të ndryshojë qasja se burrat i kanë në pronësi gratë dhe mund të veprojnë si duan me to.

Related Articles