Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pas arrestimit të tyre nga ana e policisë serbe.
Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Twitter’, e ka quajtur arrestimin e policëve kosovarë si provokim, teksa ka kërkuar ndihmë nga faktori ndërkombëtar.
“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç. Për provokime si këto të organizuara nga ???????? me qëllim destabilizimin e situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka deklaruar ajo.
“Oficerët e policisë duhet të lirohen sa më shpejt dhe veprimet e tilla agresive të ndalen”, vijon ministrja Haxhiu.