Ndërkohë sa i përket zgjedhjeve, Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ajo ka thënë se LVV-ja i ka partnerët e koalicionit. Ajo ka shtuar se votat e diasporës do të jenë përcaktuese.
“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e këtyre zgjedhjeve. Neve na takon obligimi i formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve. LVV-ja i ka partnerët e koalicionit. Duhet të presim vetëm edhe pak…votat e diasporës janë shumë të rëndësishme dhe besoj që janë përcaktuese që qeveria të formohet dhe drejtohet nga kryeministri Kurti”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.