Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për ligjin për konfiskim të pasurisë, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka dhënë detaje shtesë për këtë ligj, teksa ka paralajmëruar se mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë do ta deklarojnë pasurinë.
“Janë profesione të ndjeshme, pra mund të korruptohen. Mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë pritet t’i bashkangjiten konfiskimit, respektivisht deklarimit të pasurisë.
Por, duhet ta keni parasysh, gjithçka do të shkohet sipas rregullave, pra i dyshuari fillimisht duhet të hetohet, të dënohet e pastaj t’i konfiskohet pasuria”, tha ndër të tjera Haxhiu në “Kanal10”.