Haxhiu nuk i merr votat, seanca shtyhet për 29 prill

Haxhiu nuk i merr votat, seanca shtyhet për 29 prill

Për herën e shtatë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu për të parën e Kuvendit, ka dështuar përsëri t’i siguroi 61 votat e nevojshme  që të marrë këtë pozitë.

Për Haxhiun kryetare kanë qenë 57 vota pro.

Kundër 41 vota. Ndërsa kanë abstenuar tre deputetë.

“Konstatoj se deputetja nuk i ka votat dhe e ndërpresim seancën, shihemi më 29 prill”, tha Avni Dehari. /Gazeta Enigma/

Related Articles